19:01 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Luan Krasniqi e takon politikanin kosovar, e ka simpatik ndër vite

Boksieri më i suksesshëm kosovar Luan Krasniqi, ka takuar sot deputetin Gani Dreshaj.

Ky i fundit gjatë gjithë karrierës sportive të Krasniqit i ka qëndruar afër duke e mbështetur në forma të ndryshme, andaj Krasniqi dhe Dreshaj janë miqë të vjetër.

Deputeti i AAK-së, në profilin e tij në facebook ka njoftuar se takimi me boksierin kosovar e ka shtyrë atë që ta anuloj fluturimin në Kosovë. Ky është statusi i plotë i Dreshajt.

“E anulova biletën për Kosovë sepse në Hamburg paska ardhur një mik i madh që kam.

Luan Krasniqi, një personalitet që meriton respekt për të gjitha.

Më kujtohet kur ky djalosh zemër-luani ishte në formën e karrierës, këtu në Gjermani respekti për shqiptarët ishte në kulmin më të madh ndër vite.

Pra, Luani ka qenë dhe mbetet ambasadori shqiptar që na bëri krenar me arritjet e tij në nivel botëror.

Diskutuam për të gjitha, atdheun, sportin, shoqërinë, por kalimthi edhe për kandidaturën time si deputet, të cilën e përkrahu edhe ky mik i çmuar.

Do të shihemi shpejt” shkruan Dreshaj. /Indeksonline/