22:48 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Lufta për grurin: Në Siri, dhjetë të vdekur nga zjarrvëniet e qëllimshme

Të paktën dhjetë vetë kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga zjarrvëniet e qëllimshme ë fushat bujqësore në verilindje të Sirisë, njofton Observatori opozitar sirian për të Drejtat e Njeriut.

Përgjegjësia për disa zjarre është marrë nga xhihadistët e Shtetit Islamik dhe midis viktimave janë civilë dhe anëtarë të koalicionit kurdo-arab, të cilët përpiqen të shuajnë zjarrin.

Në këto zjarre, disa prej të cilave ende nuk janë shuar, pesë persona janë plagosur, sipas Gjysmëhënës së Kuqe.

Javët e fundit në Siri shpërthyen zjarre në fushat me grurë dhe sipas Observatorit opozitar sirian për të Drejtat e Njeriut bëhet fjalë për një luftë për grurin midis autoriteteve siriane dhe kurde.

Në luftën e Sirisë të vitit 2011, e cila gjatë viteve u bë më e ndërlikuar me pjesëmarrjen e shteteve të huaja dhe grupeve të ndryshme xhihadiste, më shumë se 350.000 vetë u vranë dhe disa milionë u zhvendosën brenda vendit ose u arratisën në vendet fqinje,