16:49 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mali i Zi, kallëzime penale për ngritjen e flamurit serb

Drejtoria e policisë së Malit të Zi ka ngritur kallëzime penale kundër 5 personave nga Berani për shkak të ngritjes së flamurit të një shteti tjetër.

Drejtoria e policisë bëri të ditur se me kërkesë kallëzime penale janë ngritur kundër B.V. (27), V.D. (61) dhe G.J. (57) nga Berani dhe i M.Gj. (31) dhe S.S. (60) nga Andrievica, sepse nga automjeti kanë ngritur flamurin e Serbisë.

“Gjatë lëvizjes në autokolonë e cila u organizua më 12 korrik në Beran, me rastin e shprehjes së pakënaqësisë lidhur me miratimin e Ligjit për liritë fetare, këta persona kanë ngritur flamurin e një shteti tjetër në vend publik”, tha policia.

Ligji për përdorimin e simboleve kombëtare në Mal të Zi parashikon gjoba dhe dënime me burg në rast të ngritjes së falmurit të një shteti tjetër.