14:19 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Malisheva i shpërblen 400 nëna që kanë lindur fëmijë, me nga 100 euro

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se në kuadër të vendimit të saj për përkrahje financiare për nënat që lindin fëmijë, gjatë ditës së djeshme ka bërë ekzekutimin e mjeteve për 400 nëna. Ndarja e mjeteve është bërë për ato gra që kanë lindur fëmijët e tyre gjatë vitit 2019 e deri më tani, transmeton IndeksOnline.

” Numri i nënave që kanë lindur dhe kanë aplikuar që të jenë përfitues të kësaj përkrahje, është 400, ndërsa shuma e pagesës sipas vendimit, është nga 100 euro”, thuhet në komunikatë.

Përfituese kanë qenë të gjitha ato nëna që kanë aplikuar për të qenë pjesë e kësaj përkrahje, përfundon komunikata. /IndeksOnline/