11:52 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Maloku: Dje, OBSH-ja bëri thirrje për unitet ndërkombëtar, e ne s’arrijmë të kemi unitet kombëtar

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku, ka qenë e ashpër ndaj kolegëve të saj deputetë, të cilët po diskutojnë për të dytën ditë me radhë për masat që ka ndërmarrë qeveria në raport me pandeminë Covid-19, transmeton IndeksOnline.

“Dje, Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri thirrje për unitet ndërkombëtar për ta mundur pandeminë, ndërsa ne këtu, nuk po arrijmë te kemi as unitet kombëtar për t’i dale në ballë kësaj situate. Nuk kemi unitet, sepse çështja e pandemisë, është  shndërruar jo në një temë rreth së cilës do të duhej të ishim të përbashkuar, por është shndërruar në një temë prej së cilës tentohet të përfitohet politikisht”, tha Maloku.

 Sipas saj përçarja e klasës politike ka bërë që qytetarët të mos e marrin seriozisht rrezikun që përbërë virusi dhe si pasojë, të gjithë bashkë rrezikojmë të shkojmë drejtë katastrofës.

“ Kosova në historinë e saj moderne, nuk është se ndonjëherë është përballë me një rrezik te tille, prandaj, ta lëme anash pretendimin se dikush di me mirë e tjetri nuk di asgjë në raport me këtë situatë, sepse pothuajse asnjëri nga ne nuk ka ekspertizë për të shitur mend për këtë çështje. Secili prej nesh, pa dallim, kemi përgjegjësi që t’i ruajmë familjet tona, fqinjët e kolegët tanë dhe secilin qytetar të Kosovës. Vetëm duke pasur kujdes mund ta ulim numrin e rasteve dhe t’i shpëtojmë qytetarët nga ky rrezik”, tha Maloku.

Sipas saj qeveria do të duhej të bënte diçka konkrete në aspektin e gjurmimit të rasteve dhe të parandalimit të personave që dalin pozitiv që të shëtisin lirshëm nëpër qytet.

“E di se ka mjaft profesioniste atje jashtë te cilët janë te gatshëm qe sot, te nisin me ndërtimin e një aplikacioni sikur ne shumicën e shteteve te përparuara, i cili do te jepte alarmin sa here qe qytetari do ta shkelte rregullin e distancimit social, apo sa herë qe një qytetar do të ishte ne afërsi te një personi te infektuar.”, tha Maloku.

Maloku duke iu kundërpërgjigjur kritikave të deputetëve të Vetëvendosjes, se vetëm deputetët dhe familjarët e  deputetëve dhe zyrtarëve të LDK-së po kanë qasje për të arritur deri te testimet, tha se qeveria Kurti vetëm për qeft të saj kishte kërkuar dhe bërë testime për stafin e saj.

“Për pikën e qefit, kabineti i ish kryeministrit Kurti, të gjithë ministrat e vetëvendosjes përfshirë edhe zyrtarë jo qeveritarë, në zyrat e qeverisë janë testuar me të filluar pandemia, në kohën kur shumica e qytetarëve tanë as informatën më të vogël për teste nuk e kanë pasur”, theksoi Maloku.

Adresimi i plotë i saj në Kuvend: