15:01 / E Shtunë, 10 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Maqastena akuzon Vetëvendosjen se po ndalon zhvillimin e demokracisë pasi ju mohua e drejta për kandidaturë

Antari i Vetëvendosjes, Bedri Maqastena, ka reaguar për herë të parë pasi që partia e tij, i mohoj të drejtën për të kandiduar për kryetar të degës në Podujevë.

Ai ka bërë me dije se cdo aktivist i Qendrës ka të drejtë të kandidojë për pozicionin e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! , ndërsa kjo e drejtë ju mohua atij.

Përmes një postimi në Facebook ai e ka cilësuar si një vendim skandaloz pasi kjo gjë është në kundërshtim me parimet e Vetëvendosjes.

‘’ Këtë vendim e vlerësoj skandaloz, jo vetëm sepse është në kundërshtim me parimet të cilat aplikohen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por edhe sepse ka pasur ndërhyrje prej individëve për t’i mbrojtur interesat e individëve të tjerë që vazhdimisht po e dëmtojnë Lëvizjen.

Ky vendim po e ndalon zhvillimin e demokracisë, jo duke ma ndaluar mua garën por duke e ndaluar të zhvillohet një garë në mes dy kandidatëve’’.

Më tutje Maqastena  akuzoj kundër kandidatin e tij, për shantazh, kërcënime dhe lajme të rreme pasi që ishte i frikësuar nga gara e konkurrencës.

‘’ Kundër kandidati im ju frikësua garës e konkurrencës. Ai vazhdoj me avazin e vjetër duke kërcënuar, shantazhuar dhe në fund duke keq informuar’’.

Postimi i plotë:

Të dashur aktivistë,

Po, më është refuzuar aplikimi për të drejtën statutore të kandidimit e cila thotë:

“Çdo aktivist i një Qendre ka të drejtë të kandidojë për pozicionin e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.”

Ndërsa në vendim të Komisionit Zgjedhor të Përgjithshëm së LVV-së thuhet:

“Refuzohet kandidatura e Bedri Maçastena për Kryetarë te Qendrës së LVV në Besianë, sepse nuk është në përputhje me kriteret e deklaratës së bashkëngjitur për kandidatët për pozicionet drejtuese në LVV”.

Këtë vendim e vlerësoj skandaloz, jo vetëm sepse është në kundërshtim me parimet të cilat aplikohen në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por edhe sepse ka pasur ndërhyrje prej individëve për t’i mbrojtur interesat e individëve të tjerë që vazhdimisht po e dëmtojnë Lëvizjen.

Ky vendim po e ndalon zhvillimin e demokracisë, jo duke ma ndaluar mua garën por duke e ndaluar të zhvillohet një garë në mes dy kandidatëve.

Kriterin në të cilin thirret KZP, unë Bedri Maqastena e kam plotësuar dhe e kam dëshmuar me punën dhe aktivitetin tim tash e 1 dekadë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

I vetmi “kriter” që është shkelur nga ana ime është mosbindja për t’u  renditur në anën e atyre që e shkelin ligjin e që e kanë profesion e pasion,  e që fatkeqësisht po gjejnë mbështetje te individët vendimmarrës brenda Lëvizjes!

Kundër kandidati im ju frikësua garës e konkurrencës. Ai vazhdoj me avazin e vjetër duke kërcënuar, shantazhuar dhe në fund duke keqinformuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! është me e madhe se kjo garë! andaj e falënderoj secilin aktivistë për përkrahjen e vazhdueshme dhe e ftojë edhe KZP të rishqyrtojë vendimin e padrejtë dhe të marrë për bazë gjendjen faktike të personalitetit tim dhe bashkë me të gjithë të vazhdojmë ta mbrojmë Lëvizjen dhe të angazhohemi dite e natë ta zhvillojmë demokracinë e shëndoshë brenda Levizjes VETËVENDOSJE!, e cila demokraci e brendëshme me këtë vendim u dëshmua se i mungon shumë partisë tonë!

Me respekt Bedri Maqastena