15:28 / E Hënë, 29 Korrik 2019 / indeksADMonline

Mariah Carey në studio me binjakët e saj Monroe dhe Moroccan

Këngëtarja njihet për vokalin e saj dhe bagazhin e madh muzikorë, kjo ka bërë që ajo të jetë ndër këngëtaret më të dashura për publikun në muzikën që ajo këndon, transmeton Indeksonline.

Mariah ka publikuar së fundmi një fotografi teksa shihet së bashku me binjakët e saj 8 vjeçarë, Monroe dhe Moroccan, baba i të cilëve është Nick Cannon ish burri i Marias prej vitit 2008 deri më 2016.

Kjo nuk është hera e pare që Mariah i merr me vete binjakët në studio, dhe jo rastësisht pasi që edhe ata kanë shfaqur talentin e tyre në muzikë duke e ndihmuar nënën e tyre në këngët që ka bërë ajo duke e përcjellur me zëra dytësor në disa raste.

Edhe vitin e kaluar, treshja publikoi një video duke e inqizuar veten në makinë, të stolisur me kapele Santa teksa këndonin duke formuar një treshe mjaft të përshtatshme. /Indeksonline/