12:30 / E Martë, 23 Prill 2024 / L K

Maritim Marina Bay Resort&Casino, resorti luksoz me pesë yje në bregdetin shqiptar kërkon të punësojë staf nga Kosova!

Maritim Marina Bay Resort&Casino është në kërkim të një stafi të përkushtuar dhe profesional për të siguruar një përvojë të paharrueshme për të gjithë vizitorët tanë gjatë këtij sezoni veror. Duke qenë se synojmë të ofrojmë një përvojë të jashtëzakonshme, jemi në kërkim të recepsionistëve, kamerierëve, mikpritësve dhe baristëve më të mirë.

Nëse jeni  të  përkushtuar, të gatshëm për sfida dhe punë në ekip, jeni në vendin e duhur!

Maritim Marina Bay Resort&Casino ofron një ambient të shkëlqyer pune, mundësi zhvillimi personal dhe profesional, si dhe kushte të shkëlqyera të punës.

Për të aplikuar dhe për të planifikuar një takim, ju lutemi klikoni këtu: [LINK].

Resorti ynë gjigant ofron jo vetëm akomodim të mrekullueshëm, por edhe një gamë të gjerë shërbimesh dhe aktivitetesh, duke përfshirë restorante të shkëlqyera me kuzhinierë të njohur, 3 pishina me siperfaqe te madhe dhe sigurisht, një Casino tërheqëse.

Resorti ndodhet në  zonën më të bukur turistike të Vlorës, e cila tërheq vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit. Përvoja e gjatë dhe reputacioni i ndërtuar me kujdes garanton një numër të madh të turistëve, duke përfshirë dhe ata shqiptarë dhe të huaj.

Bashkohuni me ekipin  e jashtëzakonshëm  të Marina Bay  dhe ndihuni pjesë e një historie suksesi të vazhdueshëm në industrinë turistike shqiptare!