14:48 / E Hënë, 27 Korrik 2020 / indeksADMonline

Maroku bën kufizimet e radhës, për të frenuar koronavirusin

Maroku ka ndaluar të gjitha udhëtimet drejt dhe nga, prej disa qyteteve të saj të mëdha, në përpjekje për të frenuar rritjen e rasteve të koronavirusit.

Në një deklaratë të përbashkët të cituar nga agjensia shtetërore e lajmeve MAP, ministritë e shëndetësisë dhe të brendshme thanë që kufizimet e udhëtimit të vendosura të hënën prekën qytetet Tangier, Tetouan, Fez, Meknes, Casablanca, Berrechid, Settat dhe Marrakesh, transmeton Indeksonline.

Njerëzit me “nevoja urgjente mjekësore” dhe punëtorë nëpër misione specifike u përjashtuan, por do të kenë nevojë për një leje udhëtimi të lëshuar nga një autoritet vendor, thuhet në deklaratë. Transporti i mallrave do të vazhdojë normalisht.

Masat vijnë një ditë pasi vendi raportoi 633 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve të konfirmuara në 20.227.

Ka pasur gjithashtu 313 vdekje, ndërsa 16.438 njerëz janë shëruar.

Deklarata nuk shtoi se për sa kohë do të mbetej në vend ky ndalim./Indeksonline/