16:26 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

Masat reciproke, Shala nesër takohet me me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut

Nesër ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të takohet me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Takimi mbahet në MTI dhe do të filloj nga ora 09:30. Pas takimit do të ketë konferencë për media, transmeton Indeksonline.

Ky takim vije pas vendosjes së masave reciproke nga Kosova ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ministri Endrit Shala mori vendim që të ndalohet importimi i mjaltit dhe patateve nga Maqedonia e Veriut.

Vendimi u morë pasi Maqedonia e Veriut ndaloj eksportimin e peshkut nga Kosova. /Indeksonline/