08:40 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Mbappe për Këpucën e Artë: Nëse humb, humb prej më të mirit

Sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe nuk do të heq dorë nga gara për Këpucën e Artë.

Ai mbetet katër gola mbrapa Messit dhe francezi shprehet shumë i lumtur që po garon me yllin e Barcelonës në këtë aspekt.

Unë them veten se edhe nëse humb, humbas nga Messi, një nga lojtarët më të mirë në histori. Të mendosh se mund ta kem atë deri në ndeshjen e fundit, është gjithashtu një krenari. Por kjo nuk ka mbaruar“, paralajmëroi Mbappe.

Me dy golat e tij kundër Dijon, Mbappé hapi kandidaturën e tij për të marrë trofeun e Evropës si golashënuesi më i mirë, por Messi u përgjigj me dy gola kundër Eibar për të lënë përsëri një diferencë prej katër gola mes tyre, 36 Leo dhe 32 Mbappé.

Sulmuesi i PSG ka edhe një mundësi për ta arritur Messin në ndeshjene  fundit kundër Reims të premten në mbrëmje. /IndeksOnline/