20:44 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / AR

Mbi 1 milion euro çdo vit, ja ku përfundojnë paratë e hedhura në “Fontana di Trevi”!

Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni parë njerëz që hedhin monedha në “Fontana di Trevi”.

Çdo vit, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit spektakolar të shekullit të 18-të.

Për më shumë se një dekadë, të ardhurat të mbledhura nga një ekip i përkushtuar çdo disa muaj, kanë kontribuar në ndonjë kauzë sociale.

I ndërtuar në vitet 1732 dhe 1762, shatërvani i Trevit është një nga pamjet më spektakolare të Romës dhe është projektuar nga Nicola Salvi.

Ritualii hedhjes së monedhës u bë i famshëm nga filmi i vitit 1954 “Tri monedha në shatërvan”. Çdo ditë, rreth 3,000 euro përfundojnë në shatërvanin e Trevit. Kjo rezulton si deri në 1.5 milionë euro që hidhen aty çdo vit.

Rreth dy herë në vit, qyteti dërgon një ekip për të mbledhur paratë. Punëtorët përdorin pajisje të ndryshme për të pastruar pirgjet e monedhave dhe më pas përdorin një tub thithës për të nxjerrë paratë nga uji. Më pas monedhat futen në thasë nën vëzhgimin e policisë.

Në vitin 2001, kryetari i bashkisë asokohe vendosi që paratë të mblidheshin për ndonjë qëllim bamirësie vendas për të ndalur përpjekjet e shpeshta të njerëzve për të vjedhur monedha nga shatërvani.

Që atëherë, ato i janë dhuruar çdo vit organizatës bamirëse katolike të Romës, “Caritas”. Ajo ka qenë një nxitje e madhe për bamirësinë dhe shuma tani përbën 15 % të buxhetit të saj vjetor.

Grupi i përdor paratë për të ndihmuar të varfrit dhe nevojtarët e qytetit.