16:51 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbyllen pjesët e para në Superligën e Kosovës, skuadrat favorite po pësojnë humbje

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, Trepça 89-Llapi dhe Feronikeli-Drenica.

Për befasi, në dy ndeshjet, në epërsi janë skuadrat jo favorite, transmeton Indeksonline.

Në “Riza Lushta”, Trepça 89 po e mposhtë Llapin me rezultat 1:0. Golin e vetëm e shënoj Arb Manaj në minutën e 38-të, pas një asistimi të Muharrem Jasharit.

Kurse, në tjetrën ndeshje, Drenica po e fiton derbin lokal kundër Feroniklit me rezultat 0:1.

Golin e vetëm e shënoj Almedin Murati në minutën e 26-të./Indeksonline/