08:43 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Me rastin e Shën Valentinit, Remi uron kombin shqiptar

Ish-Komandanti i UÇK-së për zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi po feston sot Ditën e të Dashuruarve.

Remi ka vendosur që përmes një fotografie në Facebook, t’i urojë çifteve të ri dhe të gjithë atyre që dashurojnë 14 shkurtin.

Padyshim se Remi edhe këtë datë e ka lidhur me patriotizëm, ku ndër të tjerash uroi ata që nderojnë familjen, kombin dhe njerëzit në përgjithësi, transmeton Indeksonline.

Remi ka pozuar bashkë m me bashkëshorten ku shihen shumë të lumtur.

Postimi i plotë:

Gëzuar çiftëve të ri, atyre që dashurojnë dhe nderojnë familjen, kombin, njerzit në përgjithësi…

Nga Sadetja dhe Rrustemi, Gëzuar..!