20:07 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Meda me Lulen shfaqin hapur dashurinë për njëri-tjetrin

Këngëtari i njohur shqiptar Mehdin Përgjegjaj, i njohur si Meda njihet si një njeri mjaft familjarë dhe i dashur, e ai nuk heziton t’ia shprehë dashurinë publikisht gruas së tij Lules në secilin rast, shkruan Indeksonline.

Përpos suksesit në muzikë me këngët e tij që priten mjaft mirë nga publiku, Meda gëzon një jetë të lumtur familjare, ai dhe gruaja e tij Lulja kanë katër fëmijë.

Dashuria e çiftit shprehet hapur edhe nëpër paraqitjet e tyre në rrjetet sociale.

Së fundmi në llogarinë e tij në Instagram Meda ka publikuar një fotografi me Lulen ku shihen të lumtur së bashku. /Indeksonline/