17:45 / E Premte, 23 Dhjetor 2022 / Gj. Sh

Mësohet se kur do të rikthehet Sancho, e konfirmon Ten Hag

Kohëve të fundit Jadon Sancho ka qenë ndër emrat më të përfolur, ku ylli anglez ende nuk është rikthyer në stërvitje me Manchester United.

Trajneri i United, Erik ten Hag e kishte konfirmuar që Sancho nuk është pjesë e stërvitjes me skuadrën për shkak se anësori anglez nuk është në gjendje të mirë mendërisht, raporton KosovaPress.

Po ashtu, Ten Hag kishte theksuar se përgatitja fizike e Sanchos ende nuk është në nivelin më të lartë.

Tani, i pyetur nëse Sancho do të rikthehet te United për ndeshjen kundër Bournemouthit, Ten Hag u përgjigj:

“Nuk ka gjasa që Jadon të rikthehet për ndeshjen kundër Nottingham Forest më 27 dhjetor”, tha Ten Hag.

Ten Hag e ka bërë të qartë se Jadon Sancho do të vazhdojë rehabilitimin e tij, dhe nuk pritet të rikthehet te United deri në vitin 2023.