22:56 / E Hënë, 05 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mësoni disa dobi shëndetësore të limonit

Ky frute i  zakonshëm ka përdorim të gjerë në ushqimet tona. Ku e përdorim më së shumti ne shqiptarët? Ku tjetër, në çaj! Në familjet tona gati të gjithë e pimë çajin me limon dhe pa të nuk na pihet fare. Në çaj po, por a e ke ditur që limoni mund të përdoret edhe për shumë qëllime tjera shëndetësore? Lexo e mëso më shumë…

  1. Tretja: Përziej disa prerje limoni me ujë dhe pijë këtë çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.
  2. Gjakderdhje e Hundës: Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një tampon pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë që gjakon ndihmon që të ngadalësohet dhe eventualisht të ndalohet rrjedha e gjakut.
  3. Diuretike: nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të zvogëlosh lëngjet në trupin tuaj për çfarëdo arsye (sikur shtypja e lartë e gjakut, zemër të zmadhuar, etj.), limoni është diuretik natyral dhe ndihmon që ju të largoni ujin e padëshiruar. Thjesht përgatitu që të shkosh më shpesh në tualet!