10:54 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Meta bëhet i bajatshëm, reagon përsëri për kosovarin që s’e lejoi të bëhet ministër!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar përsëri në lidhje me propozimin e kryeministrit, Edi Rama për Gent Cakajn nga Kosova, në krye të Ministrisë së Jashtme.

I pari i shtetit shqiptar ka refuzuar dekretimin e tij duke pretenduar në argumente ligjore.

Postim i plotë

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në auto-shkollë ? ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga auto-shkolla ? e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria?? do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.

Shqipëria?? do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

SHQIPËRIA E PARA.??