18:00 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Milani i vendos dy kushte Piatekit nëse dëshiron të largohet

Gjiganti italian, Milani i ka vendosur dy kushte nëse futbollisti Krzystaof Piatek dëshiron të largohet nga kjo skuadër në afatin e janarit.

Polaku ka qenë i përfolur për një largim nga klubi që nga transferimi i Ibrahimovicit në këtë skuadër.

Kurse Tottenham Hotspur është klubi i fokusuar për transferimin e tij, pasi që londinezve do t’i mungojë për një kohë të gjatë Harry Kane.

Sipas raportimeve të fundit Milani ka vendosur dy kushte për Piatek, që janë:

Që të mos largohet në formë huazimi por në formë të përhershme dhe oferta për të, të mos jetë më pak se 30 milionë euro./Indeksonline/.