09:55 / E Hënë, 21 Dhjetor 2020 / C E

Milani po mendon për ta transferuar mesfushorin e Premierligës

Milani është duke kaluar një formë shumë të mirë në Serien A, ku aktualisht mban vendin e parë pa asnjë humbje.

Në agatin kalimtar të janarit, rosonerët janë të interesuar që të shtojnë opsionet në mesin e fushës ku aktualisht “mbizotërohet” nga teshja Kessie-Benacer-Tonali.

Sipas Calcio Mercatos, mesfushori i Fulham, André-Frank Zambo Anguissa është në listën e Milanit për  transferim gjatë muajit janar.

Stefano Pioli është i etur për të rritur opsionet e tij në mes të fushës dhe mund të shikojë për të sjellë 25-vjeçarin kur merkato të hapet përsëri.

Anguissa nuk është mesfushori i vetëm në radarin e Milanit, ylli i Lille , Boubakary Soumare gjithashtu është në shqyrtim. /IndeksOnline/