14:39 / E Hënë, 04 Janar 2021 / A. A

Milot Rashica do të rikthehet pas 2 muajsh nga lëndimi

Milot Rashica kishte dëmtuar kofshën e majtë në nëntorin e vitit të kaluar.

Prej më shumë se një muaj Werder Bremeni nuk ka mundur të llogariste në shërbimet e mesfushorit kosovar, përkatësisht ka munguar në 6 ndeshjet e fundit zyrtare.

Drejtori sportiv, Frank Baumann, ka shfaqur shpresën se Rashica do të kthehet, më 16 janar kundër Augsburgut, transmeton Indeksonline.

“Ne do të intensifikojmë stërvitjen e tij në ditët e ardhshme. Kundër Augsburgut do të jetë kandidat për të qenë në skuadër. Ndeshja ndaj Bayer Leverkusenit, do të jetë shumë herët që ai të luajë”, thotë Baumanni.

/Indeksonline/