19:21 / E Enjte, 06 Maj 2021 / OSH

Ministri Vitia për infermierët: Jemi me ju që ta ofrojmë gjithë mbështetjen tonë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka marr pjesë në Kongresin e Parë Ndërkombëtare të Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësor të Ballkanit.

Në fjalimin që e ka pasur atje, Vitia ka thënë se Ministria e Shëndetësisë do të jetë me infermierët dhe do të ju ofroj mbështetje, transmeton Indeksonline.

“Ne e kuptojmë se zgjatja e pandemisë COVID-19, ka shkaktuar një rraskapitje të thellë jo vetëm të infemierëve e mjekeve, por edhe të kategorive të tjera, por jemi me ju që ta ofrojmë gjithë mbështetjen tonë që infermieria si profesion i veçantë dhe kompetent në zingjirin e shërbimeve shëndetësore, të ja dal ta konsolidojë rolin e saj krucial në mirëmbajtjen dhe avancimin e sistemit tonë shëndetësor.” shtoi ministri Vitia./Indeksonline/