10:54 / E Martë, 07 Qershor 2022 / B O

Modeli Biopsikosocial në trajtimin e një sëmundje Çfarë ndikon pozitivisht në mirëqenien e shëndetin tonë?

Prof. Dr. med. Dr. phil. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë

Çdo njëri i cili është i sëmurë, vuan nga një defekt shëndetësor, nëse ky defekt riparohet, pacienti shërohet. Kështu mendonin njerëzit për sëmundjen dhe shëndetin e tyre. Sot e dimë se kjo hipotezë vlen vetëm për disa sëmundje. Në shumicën e rasteve, zhvillimi i sëmundjeve dhe shërimi i tyre, janë probleme komplekse në të cilat ndërveprojnë trupi, psiqika dhe mjedisi social. Prandaj nuk mjafton vëtem trajtimi i një komponenti.
Kur ndiheni jo të qetë, të parehatshëm ose ndieni dhimbje, athere dëshironjë të gjithë të gjejn sa më shpejt arsyen për këtë gjendje apo ndieshmeri shënderësore. Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë sepse diagnoza kërkon egzaminime diagnostike dhe ekspertizë mjekësore.
Në rastin e dhimbjes së shpindës, për shembull, në 80 % të rasteve nuk mund të gjendet ndonjë shkak fizik specifik . Në rastin e kësaj të ashtuquajture dhimbje shpine jo specifike, shkaktuesit fizikë si p.sh. ngritja e sendeve të rënda, përballja me streset e mëparshme si stresi në punë ose kërkesat e tepërta në kujdesin për të afërmit, tensioni ekzistues ose një qëndrim pesimist që intensifikon ose ruan dhimbjen.
Sëmundjet që kanë një shkak fizik mund të kenë edhe pasoja psikologjike dhe sociale që e përkeqësojnë sëmundjen ose bëhen kronike. Nga ana tjetër, faktorët fizikë mund të luajnë gjithashtu një rol në çrregullimet fiziologjike, që mjekët do t’i gjenin kryesisht në anën psikologjike (siç është depresioni, bordeline apo edhe sëmundjet tjera shpirtërore etj).
Ky kuptim holistik i sëmundjes ose shëndetit përshkruan modelin biopsikosocial. Ky term klinik është krijua në fund të viteve 1970. Duke diagnostifikuar dhe percjellur Pacientet në spital, është vrejtur si një pacient i ri në spital i ishte përgjigjur pozitivisht, si mendërisht ashtu edhe fizikisht, pranisë së një personi të caktuar. Ky vëzhgim është përjellur edhe metutje dhe mua më bëri të studioj më tej mënyrën se si ndjenjat, marrëdhëniet dhe përgjigjet fizike ndërveprojnë në shëndetin ton.
Sepse ne mund ta mjekojm me sukses një sëmundje apo lëndim shpirtëror, vetem nëse e vështrojm pacientin si të terësishëm dhe përqendrohemi në të gjitha aktivitetet fiziologjike si jeta socialen (familjare), gjendja shpirtërore, sëmundjet e kaluara apo ato kronike, stili i jetës, profesioni dhe faktorët tjere. Dhe jo vetëm sëmundjen për te cilën pacienti vjen tek ne.
Sëmundja dhe shëndeti nuk nënkuptojnë gjendjen e tyre në këtë model, por shihen si ngjarje dinamike shëndetësore e cila aktualisht dëmton trupin tonë. Ndërveprimi i faktorëve shkaktarë të sëmundjeve dhe faktorëve mbrojtës është thelbësor dhe konsiston në të tri sisteme, ate biologjik, psikologjik dhe social. Faktorët shkaktarë të sëmundjes (stresorët) mund të bëhen efektivë dhe të dëmtojnë shëndetin.
Në sistemin biologjik, për shembull, mund të jenë mikrobet që shkaktojnë një infeksion ose një aksident fiziologjik që vepron në një dëmtim te indit apo organit trupor. Në sistemin psikologjik futet frika ose depresioni qe nënkuptojnë stres, në sistemin social, si kushtet e këqija të jetës private apo profesionale, vuajtjet shpirtërore të kaluara apo aktuale, sëmundjet chronike si ato kancerose, dializa apo ato kardiopulmonale dhe vaskulare. Në varësi të sëmundjes, gjendjes shpirtërore, ndikimeve mjedisore dhe karakteristikave personale, ndonjëherë faktorët dominues nund të kenë efekte të forta pozitive apo edhe negative.

Prandaj, ndërveprimi i faktorëve biologjik, psikologjik dhe mjedis social do të thotë gjithashtu se ne varësi të aftësive inteligjente, ne mundemi në një masë të caktuar t’i rregullojmë dhe përballojmë vetë këto pengesa duke seleksionuar cdonjërën nga këto me përkrahje adequate. Sepse ju patjetër mund të bëni diçka që mund të të ndikoj pozitivisht në shëndetin tuaj. Për sa i përket faktorëve fizikë, ju mund të ndikoni pozitivisht me një gjum të mjaftueshëm, stërvitje e rregullt së paku 30 min në ditë pastaj një dietë e shëndetshme e bazuar në nevojat që kanë rezultuar të jenë të dobishme dhe pozitive. Faktorët e shëndetit mendor mund ti përmirësojm duke ju shmangur stresit, duke pasur qëndrim pozitiv ne cdo aktivitet jetësor, të bësh diçka që të bën të ndihesh i nevojshëm dhe pozitiv. Një shkëmbim i rregullt i dobishëm me miqtë dhe të njohurit, aktivitetet dhe lëvizshmëria janë gjithashtu faktorë social që mund të ndikojmë pozitivisht në shëndetin e juaj.
Modeli biopsikosocial është i njohur ndërkombëtarisht dhe konsiderohet si teoria më e rëndësishme për marrëdhënien midis trupit dhe psiqikës. Në këtë model bazohet edhe Klasifikimi Ndërkombëtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i funksionimit, aftësisë së kufizuar dhe shëndetit (ICF).

Unë jam përkrahës kompetent i modelit Biopsikosocial dhe sot supozohet se njerëzit janë pak a shumë funksionalë në nivel biologjik, psikologjik dhe social. Kjo do të thotë se njerëzit e sëmurë janë gjithmonë pak a shumë të shëndetshëm dhe jo të sëmuar dhe të pashëruar.
Nëse kolegët mjekësor i përmbahen supozimit se biologjia, psikologjia dhe mjedisi social ndërveprojnë në një sëmundje, trajtimi nuk duhet të jetë vetëm njëanësor, në një nivel, por duhet të evaluohet në të gjitha anët dhe ndikimet e përgjitëshme të disciplinave mjekësore..
Ju duhet të merrni parasysh të gjithë faktorët individualë që ndikojnë në shëndetin e juaj. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i mirë ndërmjet grupeve profesionale është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Prandaj, në terapinë e dhimbjeve kronike, ndër të tjera ofrohen të ashtuquajturat terapi multimodale, në të cilat trajtimet kryhen në baza ndërdisiplinore në të gjitha nivelet. Gjithashtu në konfrontim me sëmundjet e komplikuara, sikur mjeket ashtu edhe vetë pacienti duhet të kujdeset për një evaluacion diagnostifikim dhe trajtim multidisciplinor.