12:58 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / S Z

Moment emocionues, minatorët e presin me duartrokitje kryesindikalistin në minierë, pas grevës së hapur!

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e tretë të grevës. Ata sot i ka vizituar presidenti i Bashkimit të Sindikatave Gezim Kalaja.

E  vizita e tij i ka emocionuar minatorët grevistë, të cilët e kanë pritur atë me duartrokitje.

Ndyshe minatorët të cilët po e vazhdojnë grevën, me kërkesat për paga dhe kushte më të mira të punës, deri më sot nuk i ka vizituar askush nga menaxhmenti dhe as Bordi i Trepçës. Ata po ashtu nuk kanë pasur asnjë vizitë as nga Ministria e Financave./Indeksonline/