20:16 / E Shtunë, 05 Shkurt 2022 / SH F

Morena Taraku vë në pah linjat joshëse në veshjen e ngushtë dhe me shumë stil

Ish-Missi dhe këngëtarja e njohur, Morena Taraku është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale ku vetëm në Instagram numëron mbi 1.4 milionë ndjekës.

28-vjeçarja nuk i kursen postimet dhe imazhet që gjithmonë rrëmbejnë vëmendje, ashtu siç ka ndodhur edhe së fundmi.

Morena postoi në fotografi në të cilën vuri në pah fizikun e faj të formësuar, teksa shihet e veshur në një trupore ngjyrë gri.

Me një makijazh të lehtë në fytyrë dhe flokë e gjata të zeza në formë të valëzuar, këngëtarja dukej në formë të mrekullueshme dhe tejet atraktive.

Zeshkania bukuroshe pranoi komplimente të shumta nga ana e fansave dhe miqve të saj në hapësirën e komente.


Ndryshe, kujtojmë që prej vitesh Morena është largua nga Kosova për të vazhduar jetën në Stamboll aty ku edhe ka krijuar një biznes.

Ndërkohë, mbetet e përfolur edhe për jetën e saj personale, kohë më parë u tha se ka filluar një lidhje romantike me këngëtarin turk, Berdan Mardin, po që të dyja palët kanë heshtur lidhur me këtë. /