23:02 / E Enjte, 23 Korrik 2020 / indeksADMonline

Mozzik tregon edhe një herë përkrahjen për Veselin, por a do ta shohim reperin në politikë?

Mozzik ka treguar edhe një herë se është përkrahës i madh i liderit të PDK-së, Kadri Veseli duke thënë se e respekton dhe e do për shkak se ai është njeriu i duhur për popullin.

Ndërsa, reperi nga Ferizaj ka folur gjithashtu për atë se nëse ndonjëherë mendon të merret me politikë, transmeton Indeksonline.

I ftuar në T7 ai ka thënë se nuk e sheh vetën në politikë asnjëherë, dhe se muzika mbetet primare për të.

“Jo pjesë e politikës jo, unë jam artist, jam këngëtarë, nuk kam dëshirë të ha me shumë lugë, jam rehat edhe pse mendojë se do të kisha dominuar edhe aty, po andej e kemi Kadrin”, është shprehur Mozzik.

Ndryshe, pas projekteve të një pas njëshme, Mozzik shumë shpejt pritet të publikojë albumin e ri./Indeksonline/