19:37 / E Diele, 21 Qershor 2020 / C E

Munishi: Trepça ’89 na vu në vështirësi, kjo është gjendja e Arbërit

Ballkani ka fituar me rezultatin 3:1 në ndeshjen e Superligës ndaj Trepçës 89.

Pas ndeshjes kryetrajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, tha se Trepça ’89 i vuri disa herë në vështirësi.

“Pjesën e parë them të drejtën na vunë në vështirësi disa herë 89shi. Deri në fund rezultati ishte 1:1 pra deri 15 minuta para fundit, kur shënuan dhe u zhbllokuam. Pamë lojë atraktive nga Trepça ’89, ata nuk erdhën që të mbrohen, krijuan raste, shënuan gol.” tha Munishi për SSK.

I pyetur rreth gjendjes së të lënduarit Arbër Hoxha, Munishi u përgjigj:

“Emocionalisht lëndimi i Arbërit na ka goditë si skuadër. Kualiteti i tij nuk diskutohet, ende nuk e dimë shkallën e dëmtimit ne i kemi marrë gjitha masat si klub që ta mbështesim. Ai do ta ketë mbështetjen absolute, çfarëdo lloj lëndimi që del”, përfundoi Munishi.