22:15 / E Martë, 13 Tetor 2020 / indeksADMonline

Murati jep zgjidhjen e problemeve në mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se janë dy rrugë që dëgojnë në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij, ose autonomi për serbët ne Kosovë dhe shqiptarët në Luginë ose varianti që përfundimisht e zgjidh problemin ripërcaktimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Postimi:

Marrëveshja me Serbinë kalon nëpër Kosovën Lindore.

Ajo që është e rëndësishme ta kuptojë politika jonë është se asnjë zgjidhje në dobi të Kosovës nuk mund të realizohet pa qenë pjesë e dialogut dhe e marrëveshjes finale edhe Kosova Lindore. Fatmirësisht kjo ka filluar të kuptohet në shumë rretha ndërkombëtare me ndikim në rajon. Komentari i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG) një institucion që ka luajt një rol të rëndësishëm në përgatitjen e opinionit ndërkombëtar edhe për pavarësinë e Kosovës qartazi i rekomandon politikbërësve në Bruksel se janë dy rrugë për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë: ose autonomi për serbët ne Kosovë dhe shqiptarët në Luginë ose varianti që përfundimisht e zgjidh problemin ripërcaktimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Së shpejti pritet edhe raporti i plotë nga ICG