12:40 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Muriqi: “Nëse themë se kam shutu për të dhënë gol, rrej”

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqej në Turqi. Ai shënoi një super gol në barazimin e Rizespor 1-1 kundër Antalyaspor. Indeksonline ka realizuar një intervistë me 24 vjeçarin, i cili flet për mënyrën e golit, vlerësimin e trajnerit dhe tregon planet për të ardhmen.

Indeksonline: A ishte qëllimi të shënoje atë gol apo erdhi rastësisht?

Muriqi: “Nëse themë se kam shutu për të dhënë gol, rrej. E pashë bashkëlojtarin tim që po vraponte nga krahu i majtë dhe desha të pasoj, se cfarë efeje morri topi që u ngrit aq lartë as unë nuk e prita. Nuk më erdhi ndenja as me festu dhe u çudita shumë. Nganjëherë edhe fati të duhet”.

Indeksonline: A është i kënaqur trajneri me paraqitjet tua te Rizespor?

Muriqi: “Trajneri dhe stafi po më vlerësojnë maksimalisht. Rizespor nuk transferoi sulmues tjetër në janar ngase ishte i kënaqur me mua. Jam sulmuesi i vetëm në ekip që po luaj rregullisht dhe kjo është shenjë që klubi ka besim të madh në mua”.

Indeksonline: Ku mund të luaj Vedat Muriqi në edicionin e ardhshëm?

Muriqi: “Është herët të flasim për të ardhmen por sigurisht që edhe unë mendoj të luaj në një ekip më të madhë në Evropë ose në Turqi. Akutalisht jam futbollist i Rizespor dhe shpresoj që deri në fund të sezonit të shënoj edhe më tepër gola dhe asistime. Nëse vazhdoj kështu besoj që do të rritet interesimi nga Evropa dhe Turqia”. /Indeksonline/