09:15 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Mustafa, uron 12-vjetorin e pavarësisë, kujton Rugovën, Jasharin e shumë të tjerë, që u flijuan për liri

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, u ka uruar të gjithë qytetarëve Ditën e Shpalljes së Pavarësisë.

Mustafa tha se sot kujtohen të gjitha gjeneratat, që punuan dhe flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit, presidentin historik Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit ju uroj 17 shkurtin, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë.

Kujtojmë sot shumë gjenerata që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. Arkitektin e pavarësisë, presidentin historik, Ibrahim Rugova, Komandantin e UÇK-së, Adem Jashari dhe shumë luftëtarë që u flijuan në altarin e lirisë. Vlerësojmë përpjekjet e pasluftës për ngritjen e institucioneve demokratike dhe përkrahjen e parreshtur të miqve tanë ndërkombëtarë, SHBA-së dhe BE-së. Pavarësia mishëtohet edhe me kontributin e tyre, ndërkaq Kosova frymëzohet të bëhet shtet i fortë, demokratik dhe i dashur për qytetarët e saj. IM