09:05 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Naser Rafuna shkurton flokët në shenjë proteste: Popull më durimtar se ne nuk ka në rruzull tokësor

Përveç luftës me koronavirus, qytetarët e vendit janë të preokupuar edhe me situatën aktualë politike në vend.

Pas disa netësh protesta në ballkon me mjetet metalike, protestave ka vendosur të iu bashkohet edhe aktori kosovar, Naser Rafuna, por në një mënyrë tjetër.

Ai ka publikuar një fotografi ku shihet me flokë më të shkurtra se zakonisht.

“Në shenjë proteste . Protestoj në gjithçka…përpos në të mirat e Zotit. Popull më durimtar se na, nuk ka në këtë rruzull tokësor. ( relax: foto për punë profesionale ).”, ka shkuar aktori./Indeksonline/