10:25 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / k.v

Ndahen afro 300 mijë euro për rregullimin e rrugës “Gurët e gjatë”, në Fushë- Kosovë

Komuna e Fushë- Kosovës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e një rruge.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se memorandumet i nisen me Komunën e Prishtinës, pastaj Gjilanit, e sot po i vazhdojnë edhe me komunat e tjera, transmeton IndeksOnline.

“Në Fushë-Kosovë, nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projekteve infrastrukturore, ku si MMPHI po e financojmë Komunën e Fushë-Kosovës me 295.070 euro”, ka shkruar Durmishi.

Ai tha se qëllimi i këtij memorandumi është financimi i tërësishëm për projektin infrastrukturor: Rikonstruimi i rrugës te “Gurët e gjatë” në Fushë- Kosovë./IndeksOnline/