15:49 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Prizren-Gjakovë për 15 ditë

Të dielën do të ketë ndërpreje të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në rrugen Prizren-Gjakovë (Hyrja në Prizren)

Për arsye të angazhimit të makinerisë dhe sipërfaqes se madhe të punëve në trupin e rruges egzistuese, si edhe nga ana tjetër fluksin e madh të qarkullimit të automjeteve në këtë rrugë, për masa sigurie në punishte dhe që të mos bëhen pengesa në ekzekutimin e punimeve dhe duke mbrojtur standardet dhe cilësinë e punimeve, do të bëhet ndërprerja e qarkullimit në rrugën Prizren-Gjakovë (Hyrja në Prizren) nga 30.11.2020-15.12.2020.