11:51 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ndërron jetë Indrit Çelaj, i riu u qëllua dje me armë në kokë

Ka ndërruar jetë në spital i riu që u plagos dje në Tiranë me armë zjarri. Indrit Çelaj, 26 vjeç, ndodhej në gjendje kome për shkak se u qëllua në kokë me pistoletë.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku i riu ishte duke kryer punime për kondicionimin e një vile. Pas një konflikti të çastit, 26 vjeçari mbeti i plagosur, por sot ndërroi jetë.