11:07 / E Shtunë, 23 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ndodhë edhe kjo në Gjilan, dëmtohen me një mjet 4 vetura në parking!

Raportohet se në rrugën “Shaban Cernica” në Gjilan një person ka raportuar se në parkingun e veturave është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona  të panjohur.

Kësisoj, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti.

Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’. /Indeksonline/