16:34 / E Hënë, 18 Janar 2021 / OSH

Ndodhë në ShBA, jetoi tre muaj në aeroport se u frikësua nga koronavirusi

Një person nga Kalifornia, Aditya Singh u arrestua në fundjavë pasi kishte tre muaj që po qëndronte në ambientet e aeroportit të Chicagos.

Në deklaratën e tij, Singh ka treguar se ai ishte I frikësuar që të fluturonte me aeroplan për shkak të koronavirusit, transmeton Indeksonline.

Prokuroria thotë që ai kishte ardhur në aeroport në tetor të 2020-ës dhe po qëndronte në një zonë ku vetëm punëtorët ishin të lejuar.

Pasagjerët e tjerë që ishin në aeroport po i jepnin atij para dhe ushqim që të mbijetonte./Indeksonline/