13:43 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / G T

Ndryshime trajnerësh në Premier League, Liverpooli dhe West Hami me risi në stol

Skuadra e Liverpoolit dhe West Ham Unitedit janë në kërkim të trajnerëve të rinj.

Sot gjatë ditës është raportuar se dyshja e Premier League tashmë i kanë gjetur pasardhësit e trajnerëve të tyre, si Jurgen Klopp dhe David Moyes – që pritet të largohen në fund të këtij edicioni, shkruan Indeksonline

Fillimisht, “The Reds” janë në bisedime të avancuara me trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, 45-vjeçari i cili pati sukses të jashtëzakonshëm me klubin nga Holanda.

Në anën tjetër, “The Hammers”, pritet që ta largojnë David Moyesin, kurse si pasardhës i tij pritet të jetë Julian Lopetegui./Indeksonline/