22:58 / E Martë, 21 Korrik 2020 / C E

Ndryshon situata, Ragnick nuk do të bashkohet me Milanin

Si duket, Stefano Pioli do të vazhdoj të jetë trajner i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës gjermane Kicker, Ralf Ragnick nuk do të bashkohet me Milanin dhe kanë dështuar bisedimet disa mujore me Ivan Gazdis.

Aktualisht i punësuar te RB Leipzig, Ragnick nuk ka pranuar ta mbaj vetëm detyrën e drejtorit sportiv por edhe atë të trajnerit.

Edhe për sezonin tjetër besohet se Maldini dhe Pioli do të jenë në vendet që aktualisht kanë. /IndeksOnline/