18:37 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Në Kosovë shënohet 71 vjetori i Pavarësisë së Izraelit

Bashkësia Hebreje-Bet Izrael Kosova sot në ambientin e selisë së saj organizoi 71 vjetorin e Pavarësisë së Izraelit, në shenjë respekti dhe nderimi për shtetin dhe popullin e Izraelit.

Në këtë ditë të veçantë dhe të rëndësishme, përkujtohet sakrifica dhe qëndresa e hebrenjve për liri e pavarësi, për shtet e dinjitet.

Organizatorët e kësaj ngjarje thanë se është rast i mirë që të theksohen edhe të arriturat e Izraelit, pas kaq vitesh të funksionimit si shtet i pavarur./Indeksonline/