08:47 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Në mesin e yjeve botërore, Ava Max dhuron performancë të shkëlqyer në ‘Wango Tango’

Festivali muzikor i iHeartRadio ‘Wango Tango’ edhe këtë vit ka mbledhur yjet më të njohura të muzikës në një vend.

Këtë vit e ftuar ishte edhe këngëtarja e re me prejardhje shqiptare, Ava Max e cila dhuroj një shfaqje fantastike, shkruan Indeksonline.

25 vjeçarja ndezi skenën me performancë elektrizuese të disa prej hiteve të saj derisa u mirëprit ngrihtë nga publiku.

Ava e cila është në rrugën e duhur për të qenë një nga yjet më të njohura në botë e dëshmoj këtë edhe mbrëmjen e kaluar.

“Faleminderit iHeartRadio dhe të gjithë atyre që erdhën të na përcjellin” shkroi këngëtarja në Instagram.

Në këtë festival performuan edhe Taylor Swifft, Jonas Brothers, Tyga e shumë emra tjerë/Indeksonline/