23:57 / E Diele, 10 Janar 2021 / C E

Në ndeshjen kundër Interit, Ronaldo mund të bëhet më i miri i historisë

Cristiano Ronaldo ka arritur rekordin absolut të historisë së futbollit për sa i përket golave në total të shënuar në karrierë, pra me 759, shifër që do të kurorëzonte sot në Torino ndaj Sassuolos (fitore 3-1).

Tashmë portugezi ka shansin që të bëhet golashënuesi më i mirë i historisë dhe do t’i mjaftojë vetëm një gol, diçka totalisht e lehtë për të. Pikërisht kjo mund të vijë në Coppa Italia (nëse luan) ose ndaj Interit, javën e ardhshme.

Aspekti më kurioz i golave të Cristiano Ronaldos është se 292 gola të karrierës kanë ardhur pas ditëlindjes së tij të 30-të.

Numri i tij i golave pas 30 viteve është më shumë se sa shënojnë shumë sulmues elitarë në tërësinë e karrierës së tyre. /IndeksOnline/