17:19 / E Mërkurë, 19 Maj 2021 / Blerim

Në ‘Sallën e Famës’ bëhen gjashtë futbollistë

Frank Lampard është futbollisti i fundit që është futur në ‘Sallën e Famës’ në Premierligë.

Legjenda e Chelseat i bashkohet futbollistëve, si: Alan Shearer, Thierry Henry, Eric Cantona, Roy Keane dhe Dennis Bergkamp, shkruan IndeksOnline

Lampard gjatë karrierës së tij në ligë me Chelsean, bëri 609 paraqitje – shënoi 177 gola, bëri 102 asiste dhe fitoi 3 tituj të Premierligës.

Ish-trajneri i Derbyt dhe Chelseat si futbollist karrierën e nisi në West Ham, për të luajtur më pas në ‘Stamford Bridge’ dhe te ekipi i Manchester Cityt./IndeksOnline/