16:14 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nënkryetari i FFK-së që pësoi sulm para ndeshjes me Bullgarinë rikthehet në Prishtinë, kjo është gjendja e tij

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Bullgari – Kosovë, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Joviq ka pësuar sulm në tru.

Reagimi ishte i menjëhershëm i ish homologut të tij, Bekim Haxhiu që është mjek me profesion.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Sofjës për tu kuruar dhe sot në mëngjës është liruar.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që gjendja e tij është stabile dhe në orët e pasditës ai ka mbërritur në shtëpinë e tij në Prishtinë. /Indeksonline/