11:20 / E Hënë, 07 Gusht 2023 / mp

“Nënshkruesi kyç është Ukraina, jo ShBA e BE”: Letra e rëndësishme për Kosovën gëzon Joseph-in

Një letër tejet e fuqishme në përmbajtje, mbase më e fuqishmja gjer më sot, u dërgua dje në zyret e Departamentit amerikan të Shtetit dhe instancave më të larta të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, nga një numër figurash politike më peshë në botën perëndimore. Çka ishte veçanërisht befasuese ishte nënshkrimi i Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme i Ukrainës, Oleksandr Merezhko, shtet ky që nuk e njeh mëvetësinë e shtetit kosovar. Kjo shumëkujt i dha një tingëllimë shprese se gjërat mbase mund të marrin një trajektore të dëshirueshme të një përafrimi mes Kievit dhe Prishtinës.

E më shumë se askujt tjetër, kjo letër ia mori vëmendjen profesorit amerikan në John Hopkins University, Edward Joseph, i cili një nga tezat më të fuqishme të tij, e ka atë se gjëja më e rëndësishme, e që do të thente bllokadën e njohjeve të Kosovës, është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Ukraina. Këtë ai e kishte artikuluar në njërën nga shkrimet më përmbajtësore të tij, të titulluar: “Katalizatori Kiev-Kosovë: Njohja e Kosovës nga Ukraina mund të afirmojë rendin perëndimor në Ballkan dhe në mbarë Evropën”.

Gjashtë muaj më vonë, teza e Joseph-it, morri një përgjigje jo pak mbështetëshe. Për këtë letër, të botuar të plot në Kyiv Post, ka reaguar menjëherë Edward Joseph, përmes një cicërime.

E nënshkruar nga Bob Menendez dhe kryetarë të komisioneve për marrëdhënie me jashtë në Evropë. ShBA dhe BE nuk mund të injorojnë këtë thirrje për kuptimësi strategjike në politikat e tyre në Ballkan. Paralajmërimi kyç: ‘Mos adoptoni politika beogrado-centrise në rajon’. Nënshkruesit kyç nuk janë nga ShBA/BE, por nga Ukraina”, ka shkruar Edward Josep në llogarinë e tij në Twitter.

Joseph, shprehet i bindur në atë se senatorët amerikanë nënshkrues “mesazhin e tyre më të fuqishëm” mund të dërgojnë duke e nxitur administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, që të kërkojnë nga Kive njohjen e Kosovës.

Çka u tha në atë letër?

Nënshkruesit kanë kërkuar “të heqet dorë” nga “kënaqja” e Beogradit dhe politikave që Beogradin e bëjnë qendror në Ballkanin Perëndimor, e në veçanti në raport me Kosovën. Ata kanë drejtuar një seri kritikash e qortimesh ndaj dy top-diplomatëve perëndimorë, ku në veçanti i kërkojnë t’i kthehen “proporcionalitetit” dhe “balancimit” në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Në këtë letër, që përveç firmës së Roth dhe Menendez, janë nënshkruar edhe kryesues të Dhomës së Përfaqësuesve të Britanisë së Madhe, parlamentit të Republikës së Çekisë, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë. Kështu ka raportuar gazeta gjermane “Tagesspiegel”. Esenca e kësaj letre, siç e përmbledhe gazeta gjermane, është se “Presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ësahtë ditë e më shumë duke e eskaluar situatën me Kosovën”.

Perëndimi po çalon nga kritika – një qasje që politikbërësit e jashtëm thonë se nuk kryen punë më”.

Përpjekjet e Serbisë për të acaruar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet të denoncohen publikisht si ndërhyrje nga jashtë, dhe veprime konkrete duhet të merren për ta mbajture Serbinë për të dhënë llogari nëse ajo vazhdon të minojë zgjedhjet e lira dhe fer”, thuhet në letër. Inicaitori i letrës thuhet të jetë kryesuesi i komisionuit parlamentar të Bundestagurt, Michael Roth.

Ne kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar që të mësojë nga e kaluara dhe të sigurohet që ne nuk do të ndjekim politika Beogrado-centrike në Ballkan”, vijon letra.

Qasja e derimëtanishme, sipas nënshkruese, “nuk po kryen punë”.

Duhet të konsiderojmë një diplomaci parandaluese për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të situatës në veri të Kosovës. Ata që i qëndrojndë prapa sundimit të ligjit dhe demokraciës nuk duhet të dënohen”, thuhet në letër.

Kosova është sovrane”.

Politikanët perëndimor i shkruajn Blinken-it dhe Borrell-it se “baza e përbashkët e politikës sonë të jashtme…është fakti se Kosova është një vend sovran dhe demokracio funksionale”.

Politikat aktuale të BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në lidhje me Serbinë dhe Kosovën nxjerrin në pah “pika të dobëta në qasjen tonë të përbashkët”. Është e nevojshme të “rimendohet” kjo qasje. Politikanët e huaj bëjnë thirrje për “kthim në ekuilibër dhe proporcionalitet në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë“.

Mungesa e presionit ndaj Serbisë pas arrestimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj forcës së sigurisë së NATO-s KFOR nënvizon “mungesën aktuale të paanshmërisë në trajtimin e pikave të tilla problematike“.