10:24 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Nënshkruhet marrëveshje mes Kosovës e Turqisë, tani jemi më afër serialeve turke

Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar në Turqi një marrëveshje, e cila do të rregullojë dhe promovojë bashkëprodhimin filmik midis Kosovës dhe Turqisë.

Kjo marrëveshje ka për qëllim që të përcaktojë bazat që kanë të bëjnë me prodhimin e përbashkët të filmit dhe serive televizive.

“Gjatë qëndrimit tim në Ankara, të Turqisë, kam nënshkruar sot marrëveshjen ndështetërore me ministrin e Kulturës dhe Turizmit në Turqi z. Mehmet Nuri Ersoy, një marrëveshje e cila do të rregullojë dhe promovojë bashkëprodhimin filmik midis Kosovës dhe Turqisë.
Kjo marrëveshje ka për qëllim që të përcaktojë bazat që kanë të bëjnë me prodhimin e përbashkët të filmit dhe serive televizive.

Me qëllim të zbatimit dhe funksionimit efektiv marrëveshja përcakton themelimin e nënkomisionit për bashkëprodhimet e filmave dhe serive televizive, të përbërë nga përfaqësuesit e autoriteteve kompetente të secilës palë dhe të bashkë-kryesuar nga palët.
Përtej detajeve dhe modaliteteve që kjo marrëveshje përcakton, ka rëndësi të madhe për bashkëpunimin kulturor midis Kosovës dhe Turqisë, sidomos atij në fushën e kinematografisë dhe për marrdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona”, shkruan Dumoshi në njoftim./Indeksonline/