16:24 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nga ora 20:00 mbajeni dritaret mbyllur, në Fushë Kosovë nis dezinsektimi hapësinor

Sot, me datë 17.07.2019 (e mërkurë) duke filluar nga ora 20:00, nëse moti do të jetë i përshtatshëm, do të filloj Dezinsektimi hapësinor – faza e dytë në qytetin e Fushë-Kosovës.

Dezinsektimi bëhet me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit publik tё qytetarëve.

Apelojmë te qytetaret që nga ora 20:00-24:00, t’i mbajnë dritaret të mbyllura.

Dezinsektimi do të bëhet me preparate ekologjike./Indeksonline/