16:55 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nga vendi i ngjarjes – Vogëlushja që u godit për vdekje në Podujevë u shkelë në zebra

Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit “Golf” dhe dy këmbësorë.

Indeksonline ka siguruar disa pamje të aksidentit. Dëshmitarët kanë treguar se vogëlushja tashmë e ndjerë u shkelë në zebra.

Ndërsa, Policia ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: A. RR femër (fëmijë) shtetase e Republikës së Kosovës, e cila nuk ka mundur t’u përballonte plagëve të marra dhe ajo ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ngasësi i automjetit “Golf”, P. A, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor.