23:26 / E Premte, 15 Tetor 2021 / OSH

Ngjarje e rëndë në Qerret, asfiksohen dy çiftet rusë në sauna

Dy vajza dhe dy burra me shtetësi ruse janë gjetur të vdekur brenda një dhomë saune këtë mbrëmje. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në një hotel në zonën e Qerretit në Kavajë. Dy çiftet rusë kishin një javë që kishin ardhur në Shqipëri dhe ishin isntaluar në një hotel në Qerret.

Këtë mbrëmje, ata kanë vendosur që të shfrytëzojën dhe dhomën e saunës të hotelit, por për arsye të pqarta dhe rrethana që nuk janë zbardhur ende, janë asfiksuar.

Ende nuk dihen emrat e personave që kanë humbur jetën brenda dhomës së saunës. Pritet të zbardhen detaje nga momenti në moment, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka dhënë detaje paraprake mbi ngjarjen e rëndë.