10:44 / E Enjte, 15 Qershor 2023 / S Z

Ngjarjet në Kosovë dhe Serbi, Escobar nesër mban konferencë për media

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, nesër më 16 qershor, do të mbajë një konferencë online me gazetarë.

Konferenca mbahet nga ora 15:00.

Escobar me gazetarët do të bisedojë rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë dhe Serbi.

Të marten, në Mitrovicën e veriut policia e Kosovës e ka arrestuar udhëheqësin e “Mbrojtjes Civile” Milun Millakoviq, i njohur si “Lune”.

Kurse, gjatë ditës së djeshme janë kidnapuar tre policë nga ana e njësisë speciale të Serbisë.