11:28 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / B O

Nis takimi në Bruksel, i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë

Miroslav Lajcak ka pritur në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për targat.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi ka publikuar foto nga takimi i nisur në Bruksel.

“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajcak.